` . “4 kërcimoret”, Tande fiton në Garmish - TV SHENJA

“4 kërcimoret”, Tande fiton në Garmish

Norvegjezi Daniel Andre Tande ka dal fitues në garën e dytë të turneut “4 kërcimoret” në Garshmish, duke qenë afër luftës pë titullin në renditjen e përgjithshme, i cili do të vendoset në dy kërcimoret e Austrisë, Insbruk dhe Bishofsofen, gjegjësisht me 4 dhe 6 janar. Tande kishte kërcim nga 138 dhe 142 metra në Garmish, duke tubuar 289.2 pikë, ndërsa 3.2 më shumë se vendi i dytë Kamil Shtoh. Podiumin e kompletoi austriaku Shtefan Kraft me 282.4 pikë. Për 22 vjeçarin Tande, kjo ishte vetëm fitorja e dytë në Kupën e Botës gjatë karrierës së tij, pas asaj të fituar në Kligental në nëntor të vitit 2015. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme