` . 392 personave u janë dhënë vendime për izolim - TV-SHENJA

392 personave u janë dhënë vendime për izolim

Në 24 orët e kaluara (2-3 qershor), në territorin e vendit 392 personave u janë dhënë vendime për izolim dhe 150 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.
Nga ana e MPB janë kryer inspektime të personave në izolim dhe vetizolim dhe nuk janë regjistruar persona që nuk e respektojnë masën për izolim dhe vetizolim.
Gjithashtu, në lidhje me masën e mosmbajtjes së mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 475 shkelje.