` . 30 ditë paraburigim për të akuzuarin për “Vrasje e Përfaqësuesve të Lartë të Republikës së Kosovës” – TV-SHENJA

30 ditë paraburigim për të akuzuarin për “Vrasje e Përfaqësuesve të Lartë të Republikës së Kosovës”

Të akuzuarit, Sadri Ramabaja i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Prokurori Special, Sylë Hoxha ka paraqitur kërkesën për caktim të paraburgimit në këtë kohëzgjatje.

Pas përfundimit të seancës, prokurori Hoxha ka thënë shkurtimisht se dyshimet janë ato që i ka bërë publike vetë i dyshuari, njofton Klan Kosova.

Sadri Ramabaja dyshohet për veprën penale “Vrasje e Përfaqësuesve të Lartë të Republikës së Kosovës”. Avokati i Ramabajës, Ramiz Krasniqi ka thënë se prokurori nuk i ka mbështetur në asnjë fakt pretendimet për dyshimet për klientin e tij.

Ramabaja ishte kapur dy ditë më parë në Durrës nga autoritetet shqiptare nën dyshimin se donte të kalonte kufirin ilegalisht.

Në lidhje me këtë, se klienti i tij ishte larguar në Shqipëri, Krasniqi ka thënë se është fakt i pamohueshëm që Ramabaja ka ikur në shtetin fqinj, por sipas tij, kjo ka ndodhur për t’u larguar, sepse ka qenë seriozisht i kërcënuar në Kosovë.