` . 25 VITE NGA VDEKJA E LEGJENDËS AIRTON SENA - TV-SHENJA

25 VITE NGA VDEKJA E LEGJENDËS AIRTON SENA

Sot para 25 viteve humbi jetën legjenda e Formulës 1, Airton Sena. Piloti brazilian, i cili ishte njëri prej më të mirëve në Formula 1, në garën për Çmimin e Madh të San Marinos humbi kontrollin me makinën e tij me shpejtësi mbi 300 kilometra në orë, duke u përplasur në murin e pistës “Enco i Dino Ferrari”, me çka humbi jetën në moshën 34 vjeçare. Legjenda Sena në karrierën e tij kishte regjistruar 41 fitore në Formula 1 dhe 38 herë tjera ishte në podium, duke fituar tre tituj kampion dhe ishte “mbret” i kualifikueseve dhe pilot më i mirë i historisë në kohrat me shi. Sena ka debutuar në vitin 1984, ndërsa ishte pjesë e skuderiëve si Toleman, Lotus, Meklaren dhe Viliams.