` . 25 të vdekur nga përleshja në një burg në Brazil - TV SHENJA

25 të vdekur nga përleshja në një burg në Brazil

Njoftohet se si pasojë e përleshjes së ndodhur mes dy grupeve në një burg në veri të Brazilit, kanë humbur jetën 25 të burgosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të BBC, ka ndodhur përleshje në një burg në kryeqytetin e provincës Roraiama, Boa Vista, gjatë bastisjes së repartit të një grupi nga grup tjetër gjatë orëve të vizitës.

Të burgosurit të cilët mbanin me vete edhe thika morën peng rreth 100 vizitorë. Raportohet se në përleshjen e ndodhur kanë humbur jetën 25 të burgosur.

Postime të Ngjajshme