` . Më 22 nëntor fillon vaksinimi kundër gripit sezonal - TV-SHENJA

Më 22 nëntor fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë informon se vaksinimi kundër gripit sezonal do të fillojë më 22 nëntor. Nga Ministria informojnë se janë marrë 28 mijë vaksina falas për personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjet, gratë shtatzëna si dhe punëtorët shëndetësor.

Gjithashtu janë marrë edhe 21 mijë vaksina komerciale nga Qendra për Shëndet Publik.

Nga Ministria thonë se për herë të parë duke filluar prej sivjet po përmirësohet qasja në vaksinat falas kundër gripit sezonal, dhe se përskaj 10 qendrave për shëndet publik, në vaksinim do të kyçen edhe tre poliklinika: Bukuresht, Çair dhe Gjirçe Petrov.

Në qendrat për shëndet publik vaksinimi do të zhvillohet në dy ndërrime, derisa vaksinimi falas në tre poliklinikat do të zhvillohet në periudhë prej orës 14 deri në ora 18. Të interesuarit mund të caktojnë vaksinim falas duke filluar nga 18 nëntori, përmes mjekut amë.