` . 20 raste të reja me coronavirus në Kosovë, shkon në 165 numri i të infektuarve - TV-SHENJA

20 raste të reja me coronavirus në Kosovë, shkon në 165 numri i të infektuarve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar sot edhe 20 raste të reja me coronavirus, duke shkuar në 165 numri i të infektuarve në Kosovë.

Sipas IKSHPK, sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, 20 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 15 prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy me vendbanim në Malishevë, një me vendbanim në Bllace-Suharekë, një me vendbanim në Drenas dhe një me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në raportin e IKSHPK, përcjell Telegrafi.