` . 20 milionë dollarë për një pikturë.... blerësi anonim - TV-SHENJA

20 milionë dollarë për një pikturë…. blerësi anonim

Një pikturë e artistit belg Rene Magritte u shit në ankandet e artit në New York.

Një pikturë e artistit belg Rene Magritte, u shit 19,6 milionë dollarë në ankandet e artit në New York.

Një telefonatë anonime bleu veprën e piktorit surrealist të vitit 1957 “Le seize septembre” për një çmim shumë më të lartë se vlerësimi i tij në hapjen e sezonit.

Sipas Christie’s, piktura e errët që shfaq një pjesë të një gjysmëhëne ishte artikulli më i rëndësishëm i ankandit.

Një skulpturë e bronztë nga Umberto Boccioni dhe një pikturë shumëngjyrëshe nga Pablo Picasso, u shitën përkatësisht 16,2 milionë dhe 13,3 milionë dollarë.

Veprat në ankandin e Christie’s, mblodhën 191,9 milionë dollarë.