` . 19 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, ja mesazhi i Edi Ramës në kujtim të figurës së heroit të demokracisë - TV-SHENJA

19 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, ja mesazhi i Edi Ramës në kujtim të figurës së heroit të demokracisë

Si sot, 19 vjet më parë, u qëllua në një atentat pranë selisë së PD-së, ish-lideri i Dhjetor `90 dhe deputeti demokrat, Azem Hajdari, dhe truproja e tij.

Pas kaq vitesh, vajza e heroit të demokracisë, Rudina Hajdari, është deputete e Partisë Demokratike.

Duket se ky fakt ka shtyrë kryeministrin Edi Rama të bëjë një gjest të veçantë, duke përkujtuar Azem Hajdarin.

“Kënaqësi që sot në sallën e Kuvendit, karrigia e Azem Hajdarit nuk ështē më bosh! i uroj të bijës të jetë një zë i denjë i brezit të saj”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Rudina Hajdari, vajza që studioi në Amerikë, u rikthye në Shqipëri për të ndjekur rrugën e babait të saj. Ajo doli deputete në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, në partinë që themelues ishte edhe Azem Hajdari.

Postime të Ngjajshme