` . 126 persona nuk e kanë respektuar orën policore, 79 janë arrestuar - TV-SHENJA

126 persona nuk e kanë respektuar orën policore, 79 janë arrestuar

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka evidentuar 126 persona të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, ndërkaq 79 prej tyre janë arrestuar.
Gjithashtu, MPB ka shqiptuar 18 kundërvajtje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Në 24 orët e fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut 68 personave u janë dhënë vendim për izolim, ndërkaq 19 persona kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle te personat në izolim dhe vetëizolim, por nuk është evidentuar asnjë shkelje