` . 12-vjeçari në Kukës humb jetën duke u larë në pishinë - TV-SHENJA

12-vjeçari në Kukës humb jetën duke u larë në pishinë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Kukës. Një djalë i mitur vetëm 12 vjeç ka qenë duke u larë në pishinë dhe ka humbur jetën. “Sot, fëmija i mitur A.L., rreth 12 vjeç, banues në Kukës, duke u larë në pishinë në fshatin Kodër Lumë, ka gjetur vdekjen.Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia. /SHENJA/