` . 12 të vdekur, 132 raste të reja dhe 112 të shëruar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut - TV-SHENJA

12 të vdekur, 132 raste të reja dhe 112 të shëruar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit është shënuar numër rekord i personave të cilët kanë humbur jetën nga KOVID-19. Sipas Ministrisë së shëndetësisë, fatkeqësisht, nga koronavirusi kanë humbur jetën 12 persona. Pesë pacientë nga Shkupi, një nga Shtipi, dy nga Tetova, dy nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në 24 orëshin e kaluar janë bërë 868 testime, ndërsa janë evidentuar 132 raste të reja me koronavirus. TABELË: MSH Rastet janë evidentuar: Shkup-57, Kumanovë-10, Dibër-1, Shtip-13, Prilep-7, Tetovë-19, Strugë-3, Veles-4, Manastir-1, Ohër-5, Kavadar-1, Gostivar-6, Probishtip-2, Sveti Nikollë-2 dhe Resnjë-1. Instituti për Shëndet Publik ka njoftuar se 112 persona kanë fituar betejën kundër koronavirusit.