` . 11 vite burg për dilerin serb që prodhonte drogë në Reçicë të Vogël – TV-SHENJA

11 vite burg për dilerin serb që prodhonte drogë në Reçicë të Vogël

Serbi Millan Zarubica që kryesonte prodhimit e drogës në një prej laboratoreve më të dhëma të Evropës Juglindore që ishte vendosur në Reçicë të Tetovë, u dënua me 11 vite burg, pasi e kishte pranuar fajin. Gjykata e kishte parashikuar ta dënojëme 12 vite, por meqë e pranoi fajin, dënimi iu zbut për një vit. Zarubica u arrestua gjatë vitit të kaluar në Tetovë, në bashkëpunim edhe me autoritetet Serbe, që e njihnin mirë aktivitetin e dilerit të drogës që ishte një farmacist i zoti. Përveç Zarubicës, fajin e pranoi edhe një i akuzuar tjetër nga Serbia, dhe tre shtetas të Maqedonisë, që e kanë ndihmuar narkobossin e Serbisë në prodhimin e drogës në një bodrum shtëpie në Reçicë të Vogël. Shtetasi tjetër serb është dënuar me 9 vite burg, ndërsa të dënuarit nga Maqedonia kanë marrë nga 7 vite burg, vetëm njëri prej tyre u dënua me 4 vjet. Derisa vendimi të hyjë në fuqi, ata do të mbeten në paraburgim në Idrizovë. Dy persona që nuk e pranuan fajin do të vazhdojnë të gjykohen. /SHENJA/