` . Më 11 maj Krasniqi mbron titullin ndaj gjermanit Hartel - TV-SHENJA

Më 11 maj Krasniqi mbron titullin ndaj gjermanit Hartel

Robin Haxhi Krasniqi do të ngjitet sërish në ring më 11 maj për të mbrojtur për herë të dytë titullin kampion Evrope për peshat e mesme kundër gjermanit Stefan Hartel. Në fakt dueli ishte paraparë të mbahej kohë më parë, mirëpo gjermani ishte tërhequr në momentin e fundit. Ky do të jeë dueli i 55-të për junikasin, i cili deri më tani ka regjistruar 49 fitore, 17 prej tyre me nokaut, ndërsa ka pësuar 5 humbje. Në anën tjetër gjermani Hartel ka debutuar në boksin profesionit në shtator të vitit 2014-të dhe prej atëherë numëron 17 fitore dhe vetëm 1 disfatë, teksa 2 duele i ka fituar me nokaut. Përballja në mes Krasniqit dhe Hartelit do të zhvillohet më 11 maj në “Stadthalle” të qytetit gjerman të Madgebur.