` . 109 vjetori i Kongresit të Manastirit, Shtëpia në gjendje të mjerueshme (VIDEO) – TV-SHENJA

109 vjetori i Kongresit të Manastirit, Shtëpia në gjendje të mjerueshme (VIDEO)

Manastiri do të vizitohet edhe më shumë nga shqiptarët e të gjitha trojeve, por edhe nga nxënësit e Shqipërisë. Kështu deklaroi presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, nga shtëpia e Alfabetit në Manastir. Me rastin e festës së 109 vjetorit të ditës së Alfabetit, presidenti Meta sot vizitoi Shtëpinë e Alfabetit, por u takua edhe me kryetaren e Komunës Natasha Petrovska. Pas vizitës presidenti shqiptar tha se vitin e ardhshëm Manastiri do të ketë një festë edhe më të madhe, pasi do të shënojë 110 vjetorin e ditës së Alfabetit.

Ilir Meta, President i Shqipërisë
Unë besojë se jemi në një erë të re mes qytetarëve tanë, të bashkëjetesës ndëretnike këtu në Maqedoni dhe të progresit të dy shteteve. Vitin e ardhshëm kemi 110 vjetorin e Kongresistë të Manastirit dhe besoj që kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne, por jam i bindur edhe për Maqedoninë dhe për Komunën këtu, dhe jam i bindur se shumë shpejtë Manastiri jo që do të jetë shumë i vizituar nga shqiptarët e Shqipërisë dhe diasporës, por besoj se nxënësit e Shqipëris do të jenë shumë më shpesh në Manastir për tu njohur me këtë ngjarje historike”.

Presidenti Ilir Meta ka falënderuar kryetaren e Komunës Natasha Petrovska për kontributin e saj dhe e ftoi atë që të vizitojë Shqipërinë dhe të ndërtohen programe të përbashkëta me qytetet e Shqipërisë. Nga ana tjetër kryetrja Petrovska tha se ky është hap i mirë për thellimin e bashkëpunimit mes qytetarëve të dy vendeve.

Natasha Petrovski, kryetare e Komunës së Manastririt
“Uroj ditën e alfabetit të gjithë shqiptarëve pavarësisht ku ndodhen. Kjo që ndodh sot dëshmon se Manastiri gjithmonë ka qenë vend i kulturës, shkencës dhe arsimit. Kudo që të ndodheni, kujtdo kombi ti përkisni, për njerëzimin është me rëndësi komunikimi. Sot biseduam mes tjerash për bashkëpunimin në të ardhmen, edhe në sferën e turizmit, arsimit dhe ekonomisë. Është në interes të dy palëve thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe jam e bindur se kjo do të realizohet në të ardhmen”.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, mbajti fjalim edhe në tribunën Shkencore,  të organizuar sot në Manastir me rastin e 109 vjetorit të ditës së Alfabetit në të cilën merrnin pjesë historianë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Mefail Ismaili /SHENJA/