` . 105 qytetarë nuk e kanë respektuar vetizolimin, MPB ka ngritur 77 kallëzime penale - TV-SHENJA

105 qytetarë nuk e kanë respektuar vetizolimin, MPB ka ngritur 77 kallëzime penale

Nga fillimi i zbatimit të masave të rekomanduara nga Qeveria deri më sot, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur 77 kallëzime penale, në bazë të nenit 206 dhe 205 të Kodit Penal të Maqedonisë, për mos respektim të rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë.
po ashtu, deri tek kompetentët e Prokurorisë janë dorëzuar pesë raporte të posaçme, ndërsa janë shqiptuar dhjetë masa dënimi në bazë të Ligjit për shkelje të rendit dhe qetësisë publike.

Në lidhje me kontrollin në objektet në tërë territorin e shtetit, zyrtarët policor në bashkëpunim me organet tjera kompetente kanë bërë kontrolle në 1357 objekte hotilerike, ndërsa në 17 raste është konstatuar shkelje e masave, ndërsa në gjashtë raste janë shqiptuar kallëzime penale në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.