` . ​Vdes legjenda e boksit pasi nokautohet në ring (Video) – TV-SHENJA

​Vdes legjenda e boksit pasi nokautohet në ring (Video)

Boksieri Italian, Christian Daghio, ka vdekur në moshën 49-vjeçare pas një meçi kundër Don Pareuangit për titullin e kampionit në Tajlandë.

Gjatë rundit të fundit të meçit mes këtyre të dyve, Daghio pësoi disa goditje të rënda nga Don Pareuang, të cilat përfunduan me një nokaut. Ndikimi i këtij nokauti nuk u bë i ditur menjëherë, transmeton Gazeta Express.

Përveç që e humbi mundësinë të shpallej kampion i botës, ai menjëherë u dërgua në spital pas këtij nokauti, ku për dy ditë mbeti në komë.

Dy ditë më vonë, ai ndërroi jetë pasi nuk arriti të shërohej nga dëmtimet serioze të trurit.