` . ​Meta -Erdogan: Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi kanë një të ardhme premtuese - TV-SHENJA

​Meta -Erdogan: Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi kanë një të ardhme premtuese

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan, diskutuan sot në margjinat e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sarajevë, dhe me këtë rast presidenti shqiptar falënderoi homologun e tij për rolin e Turqisë në luftën kundër migracionit të paligjshëm.

Meta shkroi në profilin e tij në Facebook se marrëdhëniet e të dy vendeve janë tradicionalisht të mira dhe kanë një të ardhme premtuese.

“Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese.  Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Evropën nga emigracioni i paligjshëm”, shkruan ai.