` . ​Kurti tregon se çka i ka thënë Grenell për dialogun Kosovë - Serbi - TV-SHENJA

​Kurti tregon se çka i ka thënë Grenell për dialogun Kosovë – Serbi

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar se çka ka biseduar sot në takimin me emisarin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Richard Grenell, njëri nga personat më të besuar të Presidentit Turmp, sot ka qëndruar në Prishtinë, ku përveç me Kurtin, është takuar edhe me presidentin e vendit dhe me zyrtarë të tjerë institucionalë e politikë.

“Sot u takova me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. E falënderova z. Grenell për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në Kosovë, në kohë lufte e në kohë paqeje. Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë thash se përmbajtja e tij është më e rëndësishme sesa afatet”, ka shkruar Kurti në Twitter.