` . ​​Shqipëria mposht Moldavinë - TV-SHENJA

​​Shqipëria mposht Moldavinë

Shqipëria ka shënuar sonte fitore ndaj Moldavisë, në ndeshjen kualifikuese për Evropianin 2020.

Ndeshja e zhvilluar në Elbasan Arena, përfundoi me rezultat 2-0. Golin e parë e shënoi Sokol Cikalleshi (66’), raporton KosovaPress. Kurse goli i dytë erdhi në minutat e fundit të ndeshjes nga Ylber Ramadani.

Shqipëria është në Grupin H kualifikues dhe mbanë pozitën e 4-të me 6 pikë. Grupit i prijnë Franca dhe Turqia me nga 9-të pikë, aq sa ka edhe Islanda në pozitën e tretë.